Elton Cale & Marsel Ismajlgeci kur ishin pjesë e Tiranës / Orges Shehi
Orges Shehi u zyrtarizua mbrëmjen e djeshme si trajneri i ri i Tiranës. Klubi bardheblu e njoftoi rikthimin e bujshëm në faqen zyrtare, në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”.
Pikërisht në platformën e fundit, postimi i klubit të Tiranës për Shehin ka marrë komente mjaft pozitive. Një prej atyre që i ka “shkelur syrin” teknikut 48-vjeçar, është edhe ish-lojtari i tij te bardheblutë, por edhe te Ballkani, Marsel Ismajlgeci.
Ky i fundit ka duartrokitur me “emoji” rikthimin e Shehit te Tirana. Një sinjal apo jo?! Kjo mbetet të shihet në vazhdim, nëse mbrojtësi anësor po mendon për rikthimin në Superiore.
Galeria fotografike ()
Poll


