Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Besimi i tepërt e çoi në “moskokëçarje”, SHKARKIMI i Ardian Nuhit erdhi prej... fjalëve (ÇFARË U THA)

Shkruar nga NEWSPORT
Besimi i tepërt e çoi në
Foto ilustruese/ Ardian Nuhiu - KF Tirana

Ardian Nuhiu u shkarkua dje zyrtarisht nga klubi i Tiranës dhe në vend të tij u emërua në pankinë Orges Shehi. Por dukej sikur trajneri shkupjan nuk e priste një vendim të tillë nga “bardheblutë”.

Pas humbjes me shifrat 1-0 përballë Teutës, tashmë ish-i i Tiranës, u shpreh se nuk kishte në asnjë moment shqetësim, duke theksuar se do të vazhdonin përgatitjet për Vllazninë. Madje, Nuhiu bëri “trimin” duke mos krijuar panik apo frikë për një rënie të mundshme nga Superiorja, edhe pse pikët të japin të drejtën të mendosh diçka të tillë.

“Rrëzim nga kategoria? Në asnjë moment nuk kemi frikë, dhe me skuadra të mëdha dimë të marrim pikë. Të përqëndrohemi te ndeshja e radhës, ta përgatisim në maksimum. Nuk shoh në asnjë moment shqetësim. Kemi skuadër të mirë dhe me kualitet, sot nuk morëm 3 pikët, por duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës", u shpreh Nuhiu pas humbjes me Teutën.

Por fjalët që i “vunë kapak” të ardhmes së tij, mesa duket janë ato të thëna pas humbjes 2-0 me Partizanin në derbi, duke u shprehur se nuk duhet të mërziten. Duke ditur rëndësinë e një ndeshje të tillë, ku për skuadrat respektive derbi është “trofe” më vete, fjalët e Nuhiut kanë treguar në njëfarë mënyre “moskokëçarjen” dhe besimin e tij tek “paprekshmëria”, duke mos e menduar shkarkimin.

“Nuk duhet të mërzitemi me këtë humbje, kampionati është i hapur”, tha ndër të tjera, ish-trajneri i Tiranës pas humbjes në derbin e kryeqytetit.  

Poll

Lexo gjithashtu