Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana me sytë në Rrogozhinë, a do të “asistohen” kryeqytetasit nga Egnatia?

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana me sytë në Rrogozhinë, a do të
Cast nga një ndeshje mes Egnatia dhe Bylis

Egnatia do të luajë sot kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Një përballje që pritet me mjaft interes nga të gjithë sportdashësit për vetë pozitat që kanë të dy skuadrat. Rrogozhinasit luftojnë për titull, ndërsa poshtë ballshiotët do të provojnë të qëndrojnë mes më të mirëve.

Aktualisht ata janë në vendin e shtatë me 2 pikë më shumë se Tirana e vendit të tetë. Ndaj edhe vëmendja e kryeqytetasve do të zhvendoset në Rrogozhinë për të parë nëse Egnatia do të triumfojë ose jo ndaj mallakastriotëve.

Një fitore e vendasve do t’i çonte ata në kuotën e 54 pikëve, por do ishte automatikisht asist për Tiranën që mbetet vetëm 2 pikë larg. Megjithatë gjithçka pritet të mësohet në orën 17:00, atëherë kur do të nisë edhe ky takim mes tyre.

Poll

Lexo gjithashtu