Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tifozët BRAKTISIN derbin, numër qesharak i biletave të shitura për duelin Tirana – Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët BRAKTISIN derbin, numër qesharak i biletave të shitura
Momente nga derbi i kaluar Tirana - Partizani

Tirana – Partizani është padikskutim kryesfida e kësaj jave. Emocionet e derbit kanë nisur të ndjehen prej ditësh, Përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 18:00 në “Air Albania”.

Jemi vetëm 2 ditë përpara këtij takimi dhe tashmë kemi mësuar se sa është numri i biletave. Siç dihet klubi bardheblu që është edhe ekipi pritës i ka nxjerrë që para 1 jave në shitje, por interesimi i tifozëve është shumë i ulët.

Janë shitur vetëm 900 bileta, shumë, shumë pak për nivelin e një derbi. Por duket se situata në të cilën ndodhen ekipet në këtë sezon dhe paraqitje e tyre kanë zhgënjyer mbështetësit e dy skudrave.

Siç dihet aktualisht Tirana ndodhet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 6 pikë pas 14 javësh, ndërsa Partizani nga krahu tjetër është i 7-ti në tabelën e klasifikimit me vetëm 17 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu