Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Tetuta ekip i fortë, por ia njohim defektet", Çelikoviç flet me superlativa për Vllazninë: Skuadra më e mirë në Shqipëri, tifozët do na mbështesin në çdo ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
"Tetuta ekip i fortë, por ia njohim defektet",
Jasmin Çelikoviç

Vllaznia pret në Shkodër Teutën për duelin e javës së 31-të në Abissnet Superiore, e planifikuar për t'u zhvilluar në orën 19:00 në stadiumin "Loro Boriçi". 

Fitorja me Partizanin javën e kaluar ka shtuar entuziasmin në radhët e shkodranëve të cilët besojnë më shumë se kurrë tek titulli. Në prag të kësaj sfide, ka folur qendërmbrojtësi i Vllaznisë, Jasmin Celikovic. 
  

Vini nga një ndeshje e mirë me Dinamon. E meritonte Vllaznia ta fitonte atë ndeshje?

"Po sigurisht ka me qenë një ndeshje e vështirë për këtë ndeshje me Durrësin. Teuta është një ekip shumë i fortë, por kanë dhe disa lojtarë për të cilët ne do t’u përgjigjemi dhe do t’i shfrytëzojmë defektet që kanë dhe ishalla do marrim fitoren."

Tradita e Vllaznisë me futbollin kroat. I kënaqur që jeni në Shkodër?

"Jam shumë i kënaqur, klubi Vllaznia është ndër më të fortit që ka liga shqiptare dhe mund ta krahasoj me Hajdukun e spliti dhe e shikoj atë në të gjitha pikëpamjet e klubit dhe aq më tepër te tifozeria që ka dhe jetojnë futbollin."

Niveli i kampionatit shqiptar?

"E mirë dhe shumë kualitative."

Jeni bashkuar me vonesë. Është në formën e saj më të mirë?

"Jam shumë i kënaqur dhe menjëherë më kanë afruar të gjithë lojtarët. Dhe s’kam çfarë të them veç fjalë të mira duke filluar tek presidenca, trajnerat dhe tifozat."  

Presioni në fund të sezonit?

"Po sigurisht është presion i madh me ndeshjet që kanë mbetur. Kemi për detyrë që të japim rezultati më të mirë për ndeshjet e mbetura. Na takon që të prokupohemi shumë për me dalë në krye."

Sa i vështirë është për t’u arritur titulli?

"Sigurisht është vështirë sepse ndeshjet janë të gjitha të vështira. Ne do t’i marrim një nga një dhe do jemi në krye. Sigurisht që jemi ekipi më i mirë me çfarë po tregojmë dhe këtë na duhet ta tregojmë në fushë dhe jo me fjalë.

Pesha e rivalitetit me konkurrencën te skuadra?

"Nuk kam presion, bëjmë atë që na thuhet në stërvitje dhe them që do ia dalim."

Tifozerinë shkodrane si e vlerëson?

"Për mendimin tim si tifozat e Vllaznisë janë më të mirët në ligën shqiptare. Ato na duhen që na shoqërojnë në çdo ndeshje dhe do iu lutem që të jenë gjithmonë pranë nesh në stadium deri në fund të kampionatit."

Pjesë e Vllaznisë dhe sezonin e ardhshëm?

"Patjetër që më pëlqen të jem këtu."

Kundërshtari që mund t’ua vështirësojë rrugën?

"Elbasani është që luajmë edhe jashtë, por të gjitha ekipet me të cilat do luajmë janë aty aty, të gjitha të forta."

Poll

Lexo gjithashtu