Tirana prej ditësh vazhdon përgatitjet intensivisht për duelin me Teutën. Takim ky që do të luhet ditën e dielë në orën 13:30 në “Selman Stërmasi”.
Bardheblutë do të synojnë të hedhin prapa krahëve humbjen në derbi dhe ndaj durrsakëve do të luftojnë “all-in” vetëm për 3 pikët, të cilat janë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesën.
Pikërisht para kësaj sfide Ardian Nuhiu ka marrë lajme të mira. Redon Xhixha rikthehet nga dëmtimi dhe tashmë do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë dhe të sulmojë portën e kundërshtarëve. Padiskutim që diçka e tillë gëzon pa masë bardheblutë, të cilët tashmë do të kenë një “armë’ më shumë jo vetëm për duelin me “Djemtë e Detit” por edhe për pjesën e mbetur të sezonit.
