Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të premte, të shtunë dhe të dielë, njihuni me AXHENDËN e Superiores për javën e 28-të

Shkruar nga NEWSPORT
Të premte, të shtunë dhe të dielë, njihuni me
Superiore

Superiorja ditën e djeshme mbylli llogaritë e javës së 27-të, ku Partizani fitoi 2-0 ndaj Dinamos në derbi si dhe Egnatia mposhti 4-2 Teutën në Rrogozhinë. Ndërkohë të dielën triumfoi 1-0 Flamurtari ndaj Vllaznisë, Elbasani ndaj Tiranës dhe Bylisi ndaj Vorës.

Tashmë pas këtyre fitoreve, vjen radha e javës së ardhshme. Saktësisht ekipet do të duhet të zbresin pas 3 ditësh sërish në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 28-të të kampionatit.

Kjo javë do të luhet e ndarë në 3 ditë. Të premten është programuar të zhvillohet përballja mes Egnatias dhe Vllaznisë. Duel direkt mes tyre për kreun e renditjes, teksa do të startojë në orën 19:00 dhe do të zhvillohet në “Egnatia Arena”.

Ndërkohë për të shtunën janë në program 2 përballje të tjera. Në orën 15:00 në “Selman Stërmasi” do të sfidohen Tirana dhe Bylisi, dule sërish direkt për mbijetesën, ndërsa në orën 18:00 e gjthë vëmendja do të jetë në Vlorë, aty ku do të përballen Flamurtari dhe Elbasani.

Për të dielën do të sfidohen Vora – partizani në orën 15:00 dhe në orën 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Dinamos dhe Teutës, në stadiumin “Niko Dovana”.

Java 28

Egnatia – Vllaznia, 13.03.2026, ora 19:00, “Arena Egnatia”

Tirana – Bylis, 14.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”

Flamurtari – AF Elbasani, 14.03.2026, ora 18:00, “Flamurtari”

FK Vora – Partizani, 15.03.2026, ora 15:00, “KF Vora”

Dinamo City – Teuta, 15.03.2026, ora 18:00, “Air Albania”

Poll

Lexo gjithashtu