Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të eliminoheshim do ishte krim”, Martini pas kualifikimit: Në turin e dytë nuk shkojmë si turistë

Shkruar nga NEWSPORT
“Të eliminoheshim do ishte krim”, Martini pas kualifikimit:
Edi Martini

Vllaznia arriti të kualifikohej mbrëmjen e djeshme në turin e dytë të Conference League pasi mposhti Daugavpils me rezultatin 4-2. Trajneri i shkodranëve, Edi Martini doli në prononcim për mediat në fund të këtij takimi.

“Shumë e rëndësishme unë dua të falenderoj djemtë pafund. Shënuan, pësuan, kaluan në disavantazh, arritën të kthejnë rezultatin. Komplimente djemve, meritë e tyre dhe bravo u qoftë. Ku kualifikim do të thotë shumë, me gjithë këto periperci që kaluam dëmtime, largime dhe stadiumi. Ndeshja e parë nuk ishte e keqe, por na mungoi rezultati.

Sot (dje) luajtëm mirë, pavarësisht se në disa momente u shpërqendruam, pësuam dy gola që nuk duhej të pësoheshin. Nuk dua të ndalem te gabimet, djemtë treguan karakter në fushë dhe nuk u demoralizuan për asnjë sekond duke luftuar deri në minutë 95-96, bravo u qoftë. Patëm besim, në momentin kur pësuam 2-1 patëm momente paniku. Pastaj në pjesën e dytë diskutuam dhe qetësuam djemtë.

I thamë që ndeshja është 0-0 duhet të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë, më pas rezultati është në dorë të zotit, jam i kënaqur. Këtu jemi 23 lojtarë nuk ka të rinj e të vjetër, kush bën më mirë në stërvitje do të luajë. Ai që punon dhe ul kokën, shpërblehet. Kam dy netë pa gjumë, sot (mbrëmë) do flej i qetë. Këtë fitore ia dedikoj familjes sime dhe gjithë djemve. Ne kemi kry një detyrë që ishte për t’u kryer. Nëse skualifikoheshim ndaj këtij kundërshtari do të ishte krim, shyqyr zotit e kthyem.

Ndeshja e turit të dytë është pas një jave, kemi situata me dëmtime. Shpresojmë kësaj jave për ndonjë përforcim, në turin e dytë nuk do të shkojmë për turizëm. Të gjithë repartet kanë nevojë për përmirësim. Unë i përshëndes tifozët që na kanë mbështetur. Ndeshja e dytë është një sfidë e dytë që nuk shkojmë për turizëm, do të japim maksimumin.

Superiore? Fjala kampion është fjalë e madhe. Duhet të përmirësojmë ekipin me transferime, duke parë dhe blerjet që do të bëjmë, mund të flasim pastaj për ëndërrën time dhe të të gjithëve.

Dodaj? I uroj të gjitha të mirat, ai luajti deri në sekondat me insistim në një ndeshje ku mund të vritej dhe t’i rrezikohej kontrata me klubin e ri”, u shpreh Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga