
Egnatia
Egnatia këtë sezon nuk e ka nisur aspak mirë. Kampionët aktualisht pas 2 javëve kampionat mbajnë vendin e fundit në klasifikim me vetëm 1 pikë.
Paraqitje mjaft zhgënjyese nga rrogozhinasit, të cilët në duelin e radhës ndaj Bylisit do të synojnë autokritikën. Për Edlir tetovën “hallet” nuk mbarojnë, ku përveç stresit se si mund të rikthejë skuadrën te rezultatet pozitive përballet edhe me mungesa të rëndësishme.
Ndaj ballshiotëve nuk do të mund të mbështetet te Abdurraman Fangaj. Lideri i kampionëve u ndëshkua me karton të kuq në përballjen me Elbasanin dhe ndaj Bylisit do të jetë i pezulluar. Mungesa e tij sigurisht është shumë e rëndësishme dhe Tetovës i lind nevoja për të gjetur një zëvendësues.
Poll