Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të “afeksionuar” pas humbjeve, klubi i Flamurtarit s’duron më dhe nxjerr PAMJET: Çfarë po ndodh e pse? Duam drejtësi!

Shkruar nga NEWSPORT
Të “afeksionuar” pas humbjeve, klubi i Flamurtarit
Flamurtari

Flamurtari mori një tjetër humbje në Superiore, teksa mbrëmjen e djeshme u mposht nga Teuta në “Niko Dovana”. Sfida e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit, përfundoi me shifrat 3-2.

Ndërkohë që te klubi vlonjat kanë pakënaqësi me arbitrimit. Më saktë, për golin e 3-të të Teutës, i cili u shënua në sekondat e fundit të pjesës së parë. Sipas Flamurtarit, ai gol ishte i parregullt.

Pikërisht për këtë rast, klubi kuqezi ka reaguar në rrjetet sociale. Flamurtari thekson se nuk kërkon të justifikojë ecurinë negative, por kërkon qartësi dhe drejtësi, në respekt të garës, gjë e cila sipas tyre po mungon.

REAGIMI:

Flamurtari F.C. nuk kërkon asnjë justifikim për ecurinë apo rezultatet e skuadrës në fushë. Klubi ynë ka përgjegjësi të plotë për performancën sportive dhe e pranon çdo rezultat si pjesë e garës. Megjithatë, kërkojmë nga organizatorët e aktivitetit sportiv që të sqarojnë publikisht dhe me transparencë:

Çfarë është ky rast? Çfarë po ndodh dhe pse? Flamurtari F.C. kërkon qartësi dhe drejtësi në respekt të garës, të lojtarëve, stafit dhe tifozëve tanë. Ne besojmë se futbolli duhet të udhëhiqet nga ndershmëria, respekti dhe rregullat e barabarta për të gjithë.

Poll

Lexo gjithashtu