Superiorja do të rikthehet shpejt në fushë, ku do të luajë ndeshjet e javës së 26-të të kampionatit. Duele mjaft të rëndësishme dhe delikate janë në program, teksa do të zhvillohen të ndara në 2 ditë.
Padiskutim që Klasikja e Shqipërisë do të marrë vëmendjen e të gjithë tifozëve. Përballja Vllaznia – Tirana do të luhet ditën e premte, në orën 19:00 në “Loro Boriçi”. Një duel ku luhet për kahe të kundërta. Shkodranët për të mbajtur vendin e parë, ndërsa bardheblutë për t’iu larguar fundit të klasifikimit.
Ndërkohë ditën e shtunë janë në program 4 sfidat e tjera. Kështu mes tyre do të përballen Vora – Dinamo në orën 13:30, për te vazhduar më pas me 2 duelet e orës 16:30, Partizni – Egbnatia dhe Elbasani – Bylis. Dhe sfida e fundit do të jetë përballja Teuta – Flamurtari në orën 19:30.
Java 26
Vllaznia – Tirana 27.02.2026, 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”
FK Vora – Dinamo City 28.02.2026, 13:30, stadiumi “KF Vora”
Partizani – Egnatia, 28.02.2026, 16:30, stadiumi “Arena e Demave”
AF Elbasani – Bylis 28.02.2026, 16:30, stadiumi “Elbasan Arena”
Teuta – Flamurtari, 28.02.2026, 19:30, stadiumi “Niko Dovana”
