
Java e parë e sezonit 2025-2026 të “Abissnet Superiore” do të nisë të premten dhe do të përfundojë të dielën.
Sfida hapëse e kampionatit, Vllaznia – Egnatia, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:00, ku do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit.
Të shtunën janë programuar dy ndeshje të tjera. Bylis – Tirana do të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ndërsa në mbrëmje, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet takimi AF Elbasani – Flamurtari.
Java e parë do të mbyllet të dielën me sfidën Partizani – Vora, që do të luhet në orën 20:00, në stadiumin “Arena e Demave”.
Sakaq, ndeshja Teuta – Dinamo City është shtyrë për t’u zhvilluar më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, për shkak të angazhimit të Dinamo City në fazën play-off të UEFA Conference League.
