Sot do të luhet akti i fundit në “Abissnet Superiore”, në kuadër të Final Four, aty ku tre skuadra janë në garë për të fituar titullin kampion.
Dy përballje vendimtare që do të zhvillohen në dy stadiume të ndryshme dhe në të njëjtin orar, çfarë do të thotë se në fushë do të rezervohen emocione të mëdha dhe një tejet garë e hapur.
Stadiumi “Air Albania” do të presë përballjen direkte mes Elbasanit dhe Vllaznisë. Tre pikët janë i vetmi opsion për dy skuadrat të cilat do të kërkojnë t’i marrin maksimumin këtij takimi, teksa një sy pritet ta kenë edhe tek dueli tjetër paralel mes Egnatias dhe Dinamos.
Rrogozhinasit dhe kryeqytetasit do të zbresin në fushën e lojës, pikërisht në stadiumin “Elbasan Arena”. Duke marrë në konsideratë dhe tabelën e renditjes momentale, 34 pikë, të besuarit e trajnerit Nevil Dede shihen më të avantazhuar për të ngritur trofeun, për shkak të dy fitoreve të arritura në dy ndeshjet e mëparshme.
Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në orën 19:00 dhe ekipet do të luajnë gjithçka për gjithçka, sepse në mes është "kurora" e kampionatit e këtij edicioni 2025-26.
