Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia i beson "skenarit" të vjetër, Nevil Dede "përsërit" formulën e suksesit si Edlir Tetova

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia i beson "skenarit" të vjetër, Nevil Dede
Egnatia

Egnatia ka shansin më të mirë për të ngritur titullin e 3-të në histori, në sfidën e sotme që do të luajë përballë Dinamos, e vlefshme për raundin e fundit dhe atë më vendimtarin për fatet e kampionatit në “Abissnet Superiore”.

Rrogozhinasit vijnë si kryesues të tabelës me 34 pikë, ndaj dhe konsiderohen favoritë për të ngritur kupën pikërisht në stadiumin “Elbasan Arena”, shtëpia e rivalëve të tyre për titull siç është Elbasani.

Për të bërë të mundur këtë, mjafton prezenca e një trajneri si Nevil Dede, i cili pasi pasoi në këtë detyrë Edlir Tetovën, ka mundur të fusë skuadrën në shina duke e kthyer tek bilancet pozitive. Kujtojmë këtu dy fitoret e fundit përballë Vllaznisë (1-2) dhe ndaj Elbasanit (0-4), tregues këto që e bëjnë Egnatian të jetë dy hapa para.

Dede po bën pikërisht atë se çfarë bëri Tetova në 2 trofetë e fituar, duke dominuar dhe mposhtur rivalitete, pavarësisht se në disa raste i është dashur të përballet me oshilacionet e sezonit. Gjithçka varet prej tyre, pasi në rast të një fitoreje do të “kopsisnin” edhe medaljen e kampionit.

Megjithatë, edhe një barazim do t’i përshtatej si rezultat kampionëve në fuqi, nëse në anën tjetër Elbasani nuk merr pikët që i nevojiten përballë Vllaznisë në përballjen direkte.

Poll

Lexo gjithashtu