Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

100 milionë në "pjatë" për trofeun, Elbasani luan të gjitha "kartat" në finalen delikate ndaj Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
100 milionë në "pjatë" për trofeun, Elbasani luan
Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa & lojtarët

Ky sezon për Elbasanin mund të quhet me të drejtë një edicion brenda kornizave të pritshmërive për sukses. Verdheblutë ia dolën që fillimisht të sigurojnë kualifikimin për në kupat e Europës, ndërsa tashmë janë shumë pranë fitimit të titullit, pas 20 vitesh.

Të besuarit e trajnerit Ivan Gvozdenovic do të përballen me Vllazninë në “përplasjen” direkte që mund të sjellë dhe verdikte të rëndësishme e nga ku, Elbasani niset me shumë motive për të marrë maksimumin në 90 minuta.

Mes këtyre motiveve, vlen të përmendet dhe premio e majme e premtuar nga presidenti Kujtim Llupa i cili u shpreh në një prononcim për RTSH-në javën e kaluar se lojtarët do të shpërblehen me 100 milonë lekë të vjetra nëse bëjnë realitet këtë objektiv.

Krahas kësaj, dëshira e madhe për ta mbyllur me trofe, duke kthyer sytë po ashtu dhe nga e kaluara se si nisi i gjithë ky rrugëtim, të bën të mendosh se Elbasani do të provojë të luajë të gjitha kartat e mundshme për të arritur te trofeu, madje duke shpresuar edhe për një hap të gabuar të Egnatias në përballjen paralele me Dinamon.

Poll

Lexo gjithashtu