Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Sot na bënte punë vetëm 3 pikëshi”, Mirel Josa i sinqertë pas triumfit me Vllazninë: Tregohem hipokrit nëse nuk e pranoj se kjo fitore më kënaqi

Shkruar nga NEWSPORT
“Sot na bënte punë vetëm 3 pikëshi”, Mirel Josa
Mirel Josa

Bylisi mori një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Vllaznisë. Ballshiotët ia dolën të “thyejnë” shkodranët dhe t’iu shkaktojnë humbjen e parë pas 9 ndeshjesh vetëm fitore.

Skuadra e Mirel Josës ka triumfuar 2-1 me gola të Stoilov dhe Sanogo. Në minutën e 47-të të takimit, vendasit shënuan një supergol, për të kaluar në avantazh ndaj kuqebuve, teksa në minutën e 90+7 dyfishuan shifrat. Ndërkohë në minutën e 90+9 erdhi goli i shkdoranëve me anë të Tafilit për të ngushtuar shifrat në 2-1.

Pas kësaj fitoreje spektakolare ka folur trajneri Mirel Josa. Ky i fundit ka përgëzuar ekipin e tij për triumfin, pasi bënë një lojë fantastike ndaj kryesuesve.

“Me të thënë të drejtën, sot na bënte punë vetëm 3 pikëshi. Duhet të kapim pjesë të lojës ose faza të lojës, ku kishte raste që i interpretuam mirë dhe disa jo. Do të isha hipokrit të them se s’jam i kënaqur ndaj një Vllaznie të tillë.

Ne duhet të kishim zonat boshe nga krahu majtë duhet të godisnim kundërshtarin. Nuk goditëm vetëm me lojtarin “ëinger” që ishte Petro, por këto zonë goditen me lëvizje të sulmuesit dhe me ardhjen e lojtarit të krahut. Gjë të cilën nuk e bëmë fare në pjesën e parë. Ne duhet të shtynim shumë më tepër me mesfushorët e qendrës”, ka përfunduar Josa.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu