
Skënderbeu do të luajë ditën e sotme në shtëpi përballë Elbasanit, ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, nis në orën 16:30.
Vendasit do të kërkojnë pikë jetike, në një ndeshje tepër delikate. Aktualisht bardhekuqtë ndodhen në vendin e fundit në tabelën e renditjes me 15 pikë të grumbulluara.
Kundër Elbasanit do të luhet për pikë, pse jo dhe fitoren. Megjithatë përballë do të kenë një trajner si Ivan Gvozdenovic. Serbi që u largua vetëm para pak javësh nga Skënderbeu, është një rival tepër i vështirë.
Kjo jo vetëm për faktin e eksperiencës që tekniku ka në Superiore, por edhe se i njeh mirë të gjithë lojtarët aktual të Skënderbeut. Pra, pengesa e madhe e Skënderbeut, është ish-i i tyre.