Flamurtari - Vllaznia
Flamurtari dhe Vllaznia do të përballen sot në kuadër të javës së 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, do të nisë prej orës 18:00.
Tashmë dy trajnerët, Andi Ribaj dhe Edi Martini kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me 11-shet titullare të duelit mes Flamurtarit dhe Vllaznisë.
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski, Squadrone, Bolzan, Veiga, Trashi, Marku, Diawara, Ramani, Todoroski, Perlata, Maksuti. Trajner: Andi Ribaj.
VLLAZNIA: Pohls, Celikovic, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Bajrami, Bismark, Mala, Yago, Gjini. Trajner: Edi Martini.
Poll
