Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ivan Gvzodenovic.
“Kjo fitore me vuajtje tregon cilësi dhe karakter, tregon edhe motivin për të qëndruar lart. Kemi skuadër shumë të mirë dhe me cilësi brenda. Sot ishim të fokusuar vetëm pikët. E dija që ishte fushë e vështirë në Vlorë. Sot nuk donim futboll të bukur, por të fitonim ndeshjen. Ishim të përqendruar edhe për topin e dytë, kjo është e gjitha.
Unë e ndryshova sistemin pas golit, pasi Flamurtari ishte më mirë se ne, me topat e gjatë. Pastaj ne krijuam ekuilibër dhe menaxhuam situatën në mënyrë më të mirë. Edhe kundërshtari mund të ketë 10 minuta të mira apo një moment të mirë. Për ta kishte vetëm 5-6 minuta. Ne ishim okej, me pak stres, por reaguam mirë dhe dolëm me 3 pikë.
Pse s’kishte futboll të bukur sot si me Tiranën? Edhe Vlora ishte agresive. Nuk ishte sot pjesa e dytë shumë aktive, kishte në ajër dhe goditje standarde, kjo na pengoi neve pak. Nuk mund të luajmë gjithmonë të bukur, sot ishim të përqendruar te pikët, ky ishte synimi jonë”, tha Gvozdenovic.
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       