Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shkarkimi i Kërnajës lë “bosh” Partizanin, klubi i kuq merr vendimin DRASTIK para sfidës me Flamurtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Shkarkimi i Kërnajës lë “bosh” Partizanin, klubi i
Oltijon Kërnaja, logoja e Partizanit, presidenti Gaz Demi

Partizani po kalon një situatë aspak të këndshme javët e fundit, teksa ditën e djeshme u shkarkua nga detyra trajneri Oltijon Kërnaja. Një shkarkim “rrufe” në 3 javët e fundit të kampionatit, duke marrë shkas edhe luftën e të kuqve për “Final Four”.

Ndërkohë, nesër “Demat” do të përballen me Flamurtarin në shtëpi, në një duel mjaft të rëndësishëm. Pas shkarkimit të Kërnajës dhe prag duelit me vlonjatët, klubi i kuq ka marrë një vendim të papritur.

Asnjë nga klubi nuk do të flasë në prag të këtij takimi, pra askush s’do të dalë në konferencën për shtyp para mediave. Kujtojmë që deri në fund të sezonit, drejtori sportiv Agim Ibraimi do të marrë në dorë “frerët” e ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu