Trofeu i Superiores
Marin Abazaj i Bylisit dhe Daneil Wotlai i Teutës janë dy futbollistët që janë përjashtuar nga java e 10-të e Superiores.
Kapiteni i ballshiotëve u ndëshkua me karton të kuq ndaj Vorës, ndërsa mesfushori i durrsakëve plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.
Një lajm i keq për të dy ekipet, që humbin futbollistët e rëndësishëm, në këtë nisje të fazës së dytë të kampionatit. Kujtojmë që pikërisht java e 10-të, përkon me “startin” e fazës së dytë.
Bylis duhet të bëjë pa Abazajn në transfertën kundër Tiranës, ndërsa skuadra e Teutës do të luajë pa mesfushorin Wotlai, në ndeshjen përballë Dinamos së Ilir Dajës.
Poll



