Flamurtari dhe Teuta barazuan të shtunën me shifrat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Ndërkohë që ky duel pati edhe incidente, mes lojtarëve dhe tifozëve vlonjatë.
Këta të fundit “mësynë” në fushën e lojës, për t’u përleshur me lojtarët e Teutës. Megjithatë sot, klubi i Flamurtarit ka publikuar pamje të reja të këtij incidenti, teksa i bën thirrje klubit të Teutës që të mos abuzojë me këtë situatë.
REAGIMI:
Duke u distancuar nga ngjarja dhe duke marrë përsipër përgjegjësitë e organizimit të garës, ftojmë Klubin e Teutës të mos abuzojë me këtë situatë dhe të fokusohet te futbolli i pastër në fushë, i luajtur nga futbollistët si një shfaqje për spektatorët, pa ndërhyrje të treta nga jashtë. Për këtë arsye, vëmë në dispozicion një pjesë të akteve të dhunës të ushtruara nga lojtarët dhe stafi i Teutës, si edhe sjelljet jo sportive të evidentuara gjatë kësaj ndeshjeje.

