Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatian vazhdon dominimin në futbollin shqiptar, reagon presidenti Duka: Një tjetër kapitull lavdie

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatian vazhdon dominimin në futbollin shqiptar, reagon presidenti Duka:
Armando Duka-Ekipi i Egantias

Klubi i Egnatias ka kurorëzuar një sezon fantastik duke u shpallur zyrtarisht kampion i Shqipërisë për edicionin 2025/2026.

Ky sukses i rëndësishëm për ekipin rrogozhinas nuk ka kaluar pa u vënë re nga krerët e futbollit shqiptar. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, ka ndarë urimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihet teksa feston së bashku me lojtarët dhe stafin teknik të Egnatias në "Elbasan Arena".

Në mesazhin e tij urues, presidenti Duka e cilësoi këtë si një titull plotësisht të merituar për skuadrën. Ai e vlerësoi suksesin e Egnatias si "një tjetër kapitull lavdie" të shkruar nga futbollistët, duke nënvizuar se ky triumf është arritur falë zemrës, karakterit dhe shpirtit të vërtetë prej kampioni që ata treguan gjatë gjithë sezonit.

Me këtë titull, Egnatia konfirmon edhe një herë rritjen e jashtëzakonshme në futbollin shqiptar, duke fituar për herë të tretë rradhazi titullin kampion.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu