Elbasani
Edhe pse klubi i Elbasanit e mbylli me të njëjtën kuotë pikësh me Egnatian, verdheblutë nuk ia dolën të shpallen kampion në Superiore, aty ku ndikoi rregulli i golave në ndeshjet direkte.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, klubi i Elbasanit ka falënderuar tifozët për mbështetjen: “Falëminderit për mbështetjen e vazhdueshme dhe pa kushte familja verdhë e blu!
Së shpejti hedhim hapat e parë drejtë kompeticioneve europiane së bashku!” Të besuarit e Ivan Gvozdenovic e mbyllën sezonin 2025-2026 me fitore, duke mposhtur me përmbysje Vllazninë në “Air Albania”, duke treguar karakter dhe shpirt luftarak.
View this post on Instagram
Poll
