Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rivaliteti i zjarrtë mes dy tifozerive, Policia në Vlorë me masa të rrepta për duelin Flamurtari-Elbasani

Shkruar nga NEWSPORT
Rivaliteti i zjarrtë mes dy tifozerive, Policia në Vlorë me masa
Superiore

Flamurtari-Elbasani pritet me vëmendje të veçantë në duelin e javës së 28-të të Abissnet Superiore, jo vetëm për objektivat që do të luhen në fushë, por edhe për dy tifozeritë e skuadrave respektive. 

Të përfolura si tifozeri "të zjarrta" për atmosferën që sjellin në stadium, një konfrontim i mundshëm mund të nxisë incidente jashtë stadiumit, pak përpara nisjes së sfidës.  

Për të parandaluar çdo skenar të mundshëm, Policia ka vendosur të shtojë masat e sigurisë duke kërkuar largimin e automjeteve që drejtuesit parkojnë pranë Pallatit të Sportit.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë parkuar mjetet në parkimin pranë Pallatit të Sportit në Vlorë, se për shkak të zhvillimit të ndeshjes së futbollit Flamurtari – Elbasani, kërkohet që të gjitha automjetet të largohen nga ky parkim.

Kjo masë merret për arsye sigurie, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes mund të ketë grumbullime të tifozëve dhe përplasje tifozerish, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mundshme ndaj automjeteve të parkuara.

Lutemi që të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë largimin e automjeteve sa më parë, për të shmangur çdo problem të mundshëm”.

 

Poll

Lexo gjithashtu