
Xhuliano Skuka është rikthyer te Partizani për herë të 3-të në karrierën e tij. Sulmuesi tashmë merr mbi super repartin e avancuar dhe shënimin e golave te të kuqtë, duke zgjidhur një nga “hallet” më të mëdha të ekipit në sezonin që kaloi.
Por rikthimi i dibranit “konfirmon” në një farë mënyre edhe largimin e radhës nga “Demat”. Blessing Eleke me shumë gjasa nuk do të jetë më pjesë e të kuqve për sezonin e ri. Sulmuesi nuk ka mundur të bindë drejtuesit me paraqitjet e tij në kryeqytet dhe me zyrtarizimin e Skukës, klubi i ka bërë “dalje si me stil” 29-vjeçarit.
Nigeriani u transferua te Partizani gjatë merkatos së janarit, por në 5 muajt e qëndrimit të tij në kryeqytet ka mundur të luajë në 12 ndeshje dhe të shënojë vetëm 3 gola.