
Xhuliano Skuka mbetet një nga personazhet më karizmatikë që Superiorja ka pasur ndonjëherë. Sulmuesi arriti “kulmin” në futbollin shqiptar, duke shkëlqyer me Partizanin.
Madje, Skuka mbushi arkat e klubit të kuq, teksa u shit te Metz për 1.4 milionë euro. Megjithatë, ndoshta këtë merkato do të kemi një rikthim. Është vetë sulmuesi dibran, ai i cili ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një video, në kohën kur ishte pjesë e të kuqve.
Story i Xhuliano Skukës në Instagram
Ndoshta ky mund të jetë një “sinjal” për një rikthim të bujshëm te “Demat”, por ndoshta Skuka thjeshtë mund të jetë bërë nostalgjik.
Kujtojmë se momentalisht, 26-vjeçari aktivizohet në ligën e parë rumune me ekipin e Poli Iasi. Në 21 ndeshje ku ka marrë pjesë, sulmuesi dibran ia ka dalë që të shënojë 4 gola.