
Tirana - Partizani, duel nga sezoni i kaluar
Në Kategorinë Superiore emocionet e mëdha do të përjetohen në javën e 7-të të kampionatit. Partizani do të përballet me Tiranën më datë 3 tetor në derbin e kryeqytetit.
“Demat e Kuq” do të presin bardheblutë në “Air Albania” në sfidën e programuar në orën 19:00. Në prag të këtij takimi, Partizani ka publikuar çmimet e biletave për këtë takim.
Bileta më e lirë është në tribunat N, S dhe V me 500 lekë. Duke vazhduar më pas me 1,000 lekë, 1,500 lekë, 3,000 lekë, 4,000 lekë dhe në sektorin VIP 5,000 lekë.

Poll