Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Presidenti i klubit të Superiores “hap thesin”, PREMIO rekord nëse arrihet objektivi

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i klubit të Superiores “hap thesin”, PREMIO rekord
Elbasani - Partizani

Elbasani do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, do të nisë në orën 16:00.

Nëse vendasit duan pikë “jetike”, te Elbasani është e kundërta, pasi duan të blindojnë vendin e parë që i rrëmbyen Vllaznisë së fundmi. Për këtë, ka menduar t’i motivojë edhe presidenti i klubit Kujtim Llupa.

Ky i fundit ka vendosur në tavolinë një premio rekord për Elbasanin, nëse ekipi i tij do të mbyllë kampionatin e rregullt në vendin e parë dhe do të fitojë kampionatin. Plot 100 milionë lekë të vjetra janë në “lojë” për një objektiv të tillë.

Poll

Lexo gjithashtu