Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Po shkëlqen në Superiore, Arbi Laçi krenohet me Kasallën: Një tjetër…

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen në Superiore, Arbi Laçi krenohet me Kasallën:
Irgi Kasalla - Arbi Laçi

Irgi Kasalla ka treguar edhe njëherë se është njeriu i duhur tek Vora, pasi ndihmoi skuadrën e tij të merrte një pikë përballë Partizanit në barazimin 2-2 në shtëpi, për javën e 28-të të Abissnet Superiore.

Mesfushori dha pasimin për golin e dytë, i cili solli dhe epërsinë e dyfishtë për vendasit në minutën e fundit të shtesës. Ky ishte dhe asisti i katërt në Superiore për krutanin, i cili numëron gjithashtu dhe 7 gola këtë edicion, statistika pozitive për lojtarin i cili konfirmohet një element i çmuar në formacionin e Arjan Bellait.

Për të “lartësuar” vlerën e tij, ka menduar Arbi Laçi, i cili menaxhon një sërë futbollistësh në Superiore. Në një postim të bërë në Instastory, të rishpërndarë dhe nga vetë lojtari vorak, shihet momenti i golit të dytë që vjen nga shërbimi i Kasallës, teksa në video shkruan: Irgi Kasalla, një tjetër asist sot. 7 gola dhe 4 asiste dhe numërimi vazhdon.

Postimi i Arbi Laçit

 

Poll

Lexo gjithashtu