
Partizani këtë vit ka vendosur të “braktisë” Pogradecin. Të kuqtë kanë vendosur që fazën përgatitore për pjesëmarrjen në Europë dhe për sezonin e ri ta zhvillojnë jashtë vendit tonë.
Saktësisht në Ohët, aty ku do të qëndrojnë për rreth 2 javë. Ditën e hënë pritet që skuadra të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut, për të zhvilluar stërvitje intensive për pjesëmarrjen në Conferencë League.
Skënder Gega dhe stafi i tij kanë menduar se opsioni më i mirë është Ohri, duke “braktisur” Pogradecin, i cili për disa vite ishte kthyer në qytetin e preferuar të kryeqytetasve për fazën përgatitore.
Me grupin do të udhëtojnë edhe afrimet e reja, të cilët do të stërviten rregullisht për t’u përshtatur sa më shpejt me grupin.