Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani bën “zap” Superioren me 850 mijë euro, plot 1.7 milionë euro të tjera vijnë nga Vlora (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani bën “zap” Superioren me 850 mijë euro, plot 1.7
Kategoria Superiore

Superiorja është futur në periudhën e nxehtë, teksa është krijuar një ide paraprake për ekipet që do të luftojnë për “Final 4” apo mbijetesë. Ndërkohë që edhe vlerat e lojtarëve janë në ulje-ngritje.

Ndërkohë që sipas “Transfermarkt”, 11-shja më e vlefshme e Superiores me një formacion 4-2-3-1, është plot 5.6 milionë euro. Porta “blindohet” nga kampioni i Egnatias, Mario Dajsinani, vlera e të cilit është jo pak, por 400 mijë euro. Ndërkohë që po 400 mijë euro është edhe mbrojtësi i djathtë në këtë 11-she, Albion Marku i Partizanit.

Ndërkohë që në qendër janë Luciano Squadrone i Flamurtarit dhe Arbenit Xhemajli i Egnatias. I pari e ka vlerën 600 mijë euro, ndërsa Xhemajli 500 mijë të tilla. Ndërkohë që në krahun e majtë ësht Basilio Ndong i Tiranës, i cili vlen 350 mijë euro. Mesfusha përbëhet nga Gjergji Kote, me futbollistin e Partizanit që ka vlerën 350 mijë euro. Në krahun tjetër, partneri i tij vlen 450 mijë euro, i cili është Fernando Medeiros i Egnatias.

Treshja para mesfushës, janë Bernard Berisha (Dinamo), William Baeten (Flamurtari) dhe Rowan Human (Partizani). Dy të parët e kanë vlerën nga 600 mijë euro, ndërsa vetëm Human i Partizanit vlen plot 850 mijë euro me Partizanin që bën "zap" Superioren me lojtarin më të shtrenjtë në këtë formacion. Lista mbyllet me sulmuesin e Flamurtarit, Alessandro Bolzan, vlera e të cilit është 500 mijë euro.

Nga kjo 11-she sipas “Transfermarkt” bie në sy që Flamurtari mban vendin e parë përsa i përket vlerës, teksa 3 lojtarën e tij vlejnë 1.7 milionë euro. Ndërkohë që të 3 lojtarët Partizanit e kanë vlerën 1.6 milionë euro, duke zënë vendin e dytë në rang ekipesh.  

Partizani bën “zap” Superioren me 850 mijë euro, plot 1.7
FORMACIONI

 

Poll

Lexo gjithashtu