Në orën 19:00, do të nis takimi i dytë i gjysmëfinales në Kupën e Shqipërisë Vllaznia – Dinamo, stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës. Barazimi “dramatik” 1 – 1 në duelin e parë, jep “ngjyra” akoma më të “ndezur”, e ku fituesi do të “përplas brirët” për trofeun me Egnatian.
Pak momente më parë, klubi i Flamurtarit në një “story” në rrjetet sociale, ka publikuar banerin e ndeshjes karshi Dinamos, e planifikuar më datën 27 prill, ora 19:00. Ky takim do të përkojë me javën e 33-të në Superiore.
Skuadra vlonjate po jep “shkëndija” shprese në javët e fundit, duke rritur shpresat për mbijetesën, ndërsa Dinamo është “dhëmbë për dhëmbë” në tabelë me Partizanin, gara për Final Four, kuotë të barabartë pikësh me nga 45 të tilla.
