
Bledi Shkembi
E ardhmja e Bledi Shkëmbit është e paqarë, me Tiranën që ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me trajnerin korçar apo do të ndajnë rrugët mes tyre.
Oferta e bërë nga Struga ka vënë në lëvizje kryeqytetasit, të cilët gjatë kësaj jave pritet të vendosin edhe pikat mbi “i” sa i takon stolit të skuadrës. Mësohet se Refik halili me shumë gjasa do të konfirmojë në stol Shkëmbin edhe për sezonin e ri.
Palët mes tyre po diskutojnë dhe duket shumë afër gjetjes së një marrëveshje. Mes tyre po diskutohet për disa detaje të vogla dhe mbetet të shihet se kur do të bëhet gjithçka vendimtare.
Poll