Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një NDËRKOMBËTAR gjykon supersfidën e Superiores, mësoni ARBITRAT e duelit Egnatia – Dinamo (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Një NDËRKOMBËTAR gjykon supersfidën e Superiores,
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Egnatia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës do të nisë në orën 19:00.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosë drejtësi në këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Erind Burgu dhe Rexhino Mersinasi.

Ndërkohë që në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Erjon Bylykbashi. Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Jorgjit do të vijnë Florjan Lata dhe asistenti i tij, Erjon Bastari.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Erind Burgu
Asistent 2: Rexhino Mersinasi
Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi
VAR: Florjan Lata
aVAR: Erjon Bastari

Poll

Lexo gjithashtu