
Enkeleid Dobi - Ledian Memushaj/ Fotomontazh
Teuta ka vazhduar punën për sezonin e ri, ku kanë arritur edhe marrëveshjen me disa futbollistë për transferimin në Durrës. Nga “Djemtë e Detit” janë larguar disa futbolliste dhe ndryshimet janë të mëdha.
Ndërkohë janë zbuluar edhe kandidatët e mundshëm për të marrë në dorë “frenat” e Teutës. Pjesë e listës janë Enkeleid Dobi, i cili në të kaluarën ka drejtuar Kukësin në Superiore.
Emri tjetër është Ledian Memushaj. Ish-i i Kombëtares ka qenë ndihmës traner te Dinamo dhe mbetet të shihet nëse Durrësi do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Poll