"Abissnet Superiore"
Superiorja ditën e sotme do të luajë 4 ndeshjet e tjera të javës së 26-të të kampionatit. Duele mjaft interesante janë në program që do të startojë në orare të ndryshme.
Spektakli ditën e sotme do të nisë me përballjen Vora – Dinamo, takim që do të luhet në Vorë në orën 13:30. Në orën 16:30 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Tiranë.
Në “Arenën e Demave” do të sfidohen Partizani – Egnatia, ndërsa në “Elbasan Arena” vihen përballë Elbasani – Bylis. Dhe sfida e fundit e kësaj jave do të jetë mes Teutës dhe Flamurtarit. Takim që luhet në orën 19:30 në “Niko Dovana”.
Poll
