Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga trajneri te disa lojtarë, te Elbasani pritet një revolucion në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
Nga trajneri te disa lojtarë, te Elbasani pritet një revolucion
Bruno Lulaj dhe ekipi i Elbasanit

Elbasani fatkeqësisht nuk ia doli të siguronte një vend në “Final – Four” që rrjedhimisht do t’u jepte mundësinë të ishin pjesëmarrës edhe në Kupat e Europës. Për verdheblutë padiksutim që quhet një sezon pozitiv, pasi vetëm 1 vit më parë siguruan ngjitjen në Superiore.

Pas përfundimit të kampionat tashmë në Elbasan kanë nisur edhe pushimet. Por pavarësisht kësaj në merkaton e verës pritet një revolucion i vërtetë në ekip. Duke filluar nga trajneri, Ivan Gvozndeocic, e ardhmja e të cilit është në dyshim.

Kjo pasi siç dihet palët mes tyre firmosën para disa muaj kontratë deri në fund të këtij sezoni, ndërkohë në fund të kontratave janë edhe disa futbollistë. Nëse skuadra vazhdon pushimet, e njëjta gjë nuk thuhet për drejtuesit, të cilët do të përpilojnë edhe planin për merkaton.

Ditët e ardhshme pritet të jenë mjaft vendimtare për të ardhmen e Elbasanit, me drejtuesit që do të vendosin edhe se cfarë do të ndodhë në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga