Java e 25-të në Superiore prodhojë 11 gola dhe rezultate të papritura. Bylis nën drejtimin e Mirel Josës bëri “surprizën” e madhe, duke mposhtur Vllazninë kryesuese. “Newsport” ka përzgjedhur më të mirët e këtij rundi në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa dominon Bylis me 3 lojtar, shto edhe trajnerin.
Pano Qirko (Partizani): Përveç “rregullimit” në mbrojtje nga trajneri Oltijon Kërnaja te Partizani, rendimi i pabesueshëm i treguar nga portieri Pano Qirko po jep “frytet” në marrjen e rezultateve pozitive te “Demat e Kuq”. Në ndeshjen kundër Flamurtarit, Qirko realizoi pritje “magjike” te penalltia e goditur prej Herald Markut. Në golin e shënuar të Maksutit, Qirko nuk kishte kohë të reagonte, pasi ishte “predhë” e vërtetë. “Gardiani” 26-vjeçar po shfaq garanci në portën e kryeqytetasve.
Florjan Përgjoni (Teuta): Ndryshe nga sa ndodhet para disa javësh, Teuta ka fituar stabilitet në mbrojtje dhe linjë, aty ku një meritë të madhe merr edhe Florjan Përgjoni. Në sfidën karshi Tiranës, e fituar 1 – 0, lojtari lezhjan zhvilloi paraqitje për t’u admiruar, ndërsa u vlerësua “Lojtari i Ndeshjes”.
Arbenit Xhemajli (Egnatia): Kundër sulmuesëve të Dinamos, Egnatia arriti t’i menxhojë situatat në mënyrë tepër të kujdesshme dhe si përfundim nuk pësuan gol. Qendërmbrojtësi Arbenit Xhemajli ishte lider i padiskutueshëm në prapavijë, duke shërbyer edhe si “katalizator” për shokët e repartit. 27-vjeçari është rikthyer në versionin më të mirë.
Buno Lulaj (Elbasani): Përveç goleadorëve në ekip, trajneri Ivan Gvozdenovic ka edhe një “aset” shumë të vyer në mbrojtje, fjala është për kapitenin Bruno Lulaj. Pozicional, luftarak dhe tepër i kujdesshëm në spastrimin e zonës, aftësitë që Lulaj i tregoi kundër Vorës në fitoren 2 – 1. Pikë referenciale në mbrojten e verdhebluve.
Aboubacar Camara (Bylis): Mbrojtësi i djathë Camara i habiti të gjithë me rendimentin e treguar në fitoren 2 – 1 të Bylisit karshi Vllaznisë. Edhe pse këtë sezon nuk ka treguar qëndrushmëri, shkak edhe problemet fizike, Camara ishte i pandalshëm në linjën e tij, sikurse dyluftues për topin e parë.
Xhoeli Maçolli (Teuta): Skuadra e Teutës duhet ta konsiderojë veten me shumë fat që ka në gjirin e saj një lojtar si Maçolli. 24-vjeçari i dha fitoren durrsakëve në transfertën kundrejt Tiranës. Gjatë këtij edicioni, Maçolli ka treguar maturi dhe konsistencë, sikur të kishet një “jetë” që luante me Teutën. Çdo top në ekipin e drejtuar nga Enkeleid Dobi qarkullon përmes Maçollit, “dirigjent” në të dyja fazat për të tijtë.
Albano Aleksi (Egnatia): Sa herë që kapiteni Albano Aleksi është në një ditë të mirë, Egnatia nuk zhgënjen. Kështu ndodhi edhe në triumfin kundër Dinamos. Ndonëse Aleksi nuk kontribojë me gol, prej tij u ndërtuan manovrat ofensive dhe po prej Aleksit nisi “shkatërrimi” i kundërsulmeve të rivalëve.
Arli Përgjoni (Bylis): Fakti që Bylis vinte nga një seri e gjatë pa fitore në Superiore, e bënë të “kryer” fitoren e Vllaznisë në “letër” kundër ballshiotëve. Por fusha tregoi të kundërtën, teksa meritat i takojnë edhe Arli Përgjonit. Saktësia dhe qetësia në vertikalizim e pasime pas shpine prej 23-vjeçarit, e vendosën shpeshë herë në vështirësi Vllazninë e Edi Martinit.
Karim Loukili (Elbasani): Pavarësisht se skuadra e Elbasanit ka një “dyzinë” me sulmues të aftë për të “tundur” rrjetën rivale, trajneri Ivan Gvozdenovic i beson tej mase anësorit Karim Loukili. Marokeni në sfidën me Vorën, ishte i aftë jo në pak raste për të marrë disa kundërshtarë me veten, ndërsa krijonte të “çara” për sulmuesit e tjerët të ekip. Një strategji, e cila rezultoi me sukses kundër Vorës, e fituar 2 – 1.
Ergis Arifi (Teuta): Ndonëse e ka profilin natyral mesfushori i avancuar, talenti Ergis Arifi po dëshmon nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi se mund të mbulojë pa problem edhe pozitën e sulmuesit kryesor. 19-vjeçari ishte rrezik konstant në duelin ndaj Tiranës.
Sekou Sidibe (Partizani): 3 gola dhe 2 asiste në 5 ndeshje te Partizani, bilanci i sulmuesit anësor Sekou Sidibe. Kundër Flamurtarit, belgu i ktheu gjithë “prozhektorët” drejt vetes, vendimtar me dopietë në fitoren 2 – 1 me përmbysje.
Trajneri i Javës – Mirel Josa (Bylis): Fitorja kundër Vllaznisë, shembull i qartë se Bylis nuk është “dorëzuar” për mbijetesën në Superiore. Edhe pse vinin nga një moment i vështirë dhe largime me “peshë” në merkaton e dimrit, Mirel Josa vuri në funksion mekanizmat si një “shahist” dhe mposhti kryesuesit e Superiores, as më pak e sa më shumë se Vllazninë e Edi Martinit.
