Ditën e sotme, klubi i Egntias në rrjetet sociale ka bërë njoftim zyrtar, se trajneri Edlir Tetova ka dhënë dorëheqjen nga kampionët e Superiores, e cila është pranuar nga presidenti Demrozi.
Për skuadrën rrogozhinase, ky largim në fund të sezonit konsiderohet “goditje” për vazhdimësinë, ndërsa këtë edicion ata kërkojnë titullin e 3-të radhazi në elitën e futbollit shqiptar.
Ata do të luajnë nesër javën e 32-të kundër Flamurtarit, ndërsa në prag të këtij ballafaqimi, klubi ka dashur të ndryshojë “frymën” pas lajmit për trajnerin, duke treguar pamjet nga stërvitja, shoqëruar me frazën “Djerës sot, dominim nesër”.
Pas 31 javësh në Superiore, Egnatia mban vendin e 3-të me 54 pikë, 5 më pak se Vllaznia kryesuese, ndërsa kanë mbetur edhe 5 javë nga mbyllja e sezonit të rregullt. Më pas, 4 vendet e para në tabelë, do të luftojnë për titullin, rregulli i përgjysmimit të pikëve.
