Tirana
Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën e Vllaznisë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e Klasikes së Shqipërisë. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 13:30 dhe është i vlefshëm për javën e 17-të të kampionatit.
Për këtë përballje “jetike” për bardheblutë, klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Kështu bileta më e lirë kushton në tribunat D dhe E, ndërsa në tribunën H kushtojnë 500 lekë.
Nga 1000 lekë kushton në tribunat A dhe B. Të gjithë tifozët të cilët janë të interesuar për të ndjekur këtë sfidë nga shkallët e stadiumit, biletat mund t’i blejnë te biletaria te stadiumi “Air Albania” nga ora 10:00 – 19:00.
View this post on Instagram
Poll
