Vllaznia - Egnatia
Vllaznia do të përballet me Egnatian, të mërkurën në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Ndeshje kjo e cila është e vlefshme për javën e 19-të të Abissnet Superiores.
Ndërsa për duelin i cili pritet të jetë mjaft i luftuar nga të dyja skuadrat, klubi shkodran ka nxjerrë në shitje biletat.
Kështu që në një biletë në tribunën C kushton 200 lekë, e cila është edhe zona më e lirë. Në tribunën D, bileta ka çmimin 400 lekë kurse në tribunën E një biletë kushton 500 lekë. E sa i takona tribunave A dhe B biletat kanë vlerën prej 1000 lekë.
Bileta më e kushtueshme është ajo e tribunës “VIP”, e cila kushton 1500 lekë.
Poll
