Elbasani do të përballet me Tiranën, në orën 16:30 në “Elbasan Arena”. Duel ky i cili është i vlefshëm për javën e 18-të të Superiores.
Ndërsa për përballjen e cila pritet të jetë mjaft e ''luftuar'' mes të dyja skuadrave, “verdheblutë” kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për sfidën e të mërkurës.
Kështu tribuna C është ajo e cila ka çmimin më të lirë, ku një biletë kushton 200 lekë. Ndërsa në tribunë G3 ku do të jenë miqtë, çmimi i një bilete shkon në 500 lekë.
Sa i takon 3 tribunave, E, D dhe F tifozët mund të blejnë një biletë e cila kushton 300 lekë. 1000 lekë është çmimi i një bilete sa i takon tribunave A dhe B.
Ndërsa bileta më e kushtueshme është ajo e tribunës VIP, e cila ka një çmim prej 2000 lekësh.
