
Tifozet e Vllaznise
Vllaznia – Elbasani është përballja e ekipeve kryesuese të kampionatit. Verdheblutë udhëheqin me 11 pikë, 1 më shumë se kuqeblutë.
Dueli i së shtunës në “Loro Boriçi” do të jetë mjaft i luftuar mes skuadrave, pasi në lojë do të jetë kreu i renditjes. Për shkodranët, siç dihet shtëpia e tyre është një “fortesë” dhe do të tentojnë doemos fitoren për të vazhduar ecurinë pozitive.
Për këtë përballje klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Gjithashtu ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre, me tifozët që pritet të mbushin shkallët e stadiumit.

Poll