
Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha këtë fundjavë. Të shtunën do të luhen dy takime ndërsa të dielën tre ndeshjet e tjera.
Të shtunën Partizani do të presë Elbasanin në stadiumin “Arena e Demave” ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia – Tirana. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në ora 19:00.
Në orën 16:00 të dielën do të luhet Vora – Flamurtari dhe paralelisht me të do të luhet një tjetër sfidë. Dinamo – Bylis ka ndryshuar orar dhe nga ora 19:00 që ishte parashikuar në fillim, tashmë do të luhet në orën 16:00 në “Selman Stërmasi”.
Ndërkohë sfida e fundit e kësaj jave do të jetë mes Teutës dhe Vllaznisë, duel që do të luhet në “Niko Dovana” në orën 19:00.
JAVA 4
Partizani – AF Elbasani, 20 shtator, ora 19:00
Egnatia – Tirana, 20 shtator, ora 19:00
Vora – Flamurtari, 21 shtator, ora 16:00
Dinamo City – Bylis, 21 shtator, ora 16:00
Teuta – Vllaznia, 21 shtator, ora 19:00