
Tirana – Dinamo janë gati për të sfiduar njëra – tjetrën në Vlorë, takim që luhet në stadiumin “Flamurtari” duke nisur që nga ora 14:00. Përballje e rëndësishme, e cila ëhstë e vlefshme për javën e 9-të të Superiores.
Derbi vlen më shumë se 3 pikë dhe këtë e dinë mësë miri trajnerët. Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja janë shuar çdo dilemë sa i takon formacionin.
Të dy timonierët kana vendosur se kush do të zbresë në fushën e lojës për të kërkuar fitoren, ndërsa kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
TIRANA: Selmani, Dembele, Soler, Prengaj, Jonuzi, Abah, Haxhiu, Ismajli, Gjumsi, Kola, Zharmuni. Trajner: Bledi Shkëmbi
DINAMO: Teqja, Zabërgja, Mandela, Vola, Bregu, Karamba, Dita, Meksi, Aliji, Lorran, Toli. Trajner: Ilir Daja