Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Mungesa e golit? Nuk më shqetëson aspak”, Tetova para duelit me Teutën: Pak orë në dispozicion, por do të mundohemi

Shkruar nga NEWSPORT
“Mungesa e golit? Nuk më shqetëson aspak”, Tetova para
Edlir Tetova

Egnatia dhe Teuta do të përballen ditën e nesërme, në kuadër të javës së 9-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, do të nisë në orën 17:00. Në prag të këtij dueli folur tekniku i kampionëve, Edlir Tetova.

“Janë pak orë në dispozicion por do të kërkojmë maksimumin nesër. Skuadra do ketë rotacion nesër, por këtë e vendosim para ndeshjes.

Mungesa e golit? Jo, nuk është aspak shqetësim, e rëndësishme për mua është të krijohet rasti, herët apo vonë goli do të vijë. Mendoj që problemi nuk është as psikologjik, as teknik, por individual se lojtarët e bëjnë punën, e çojnë topin deri te goditja e fundit.

Teuta është një kundërshtar që javë pas jave po tregon rritje dhe përderisa s’ka asnjë humbje, mbetet ekipi për t’u mundur.

Ideja ime është të lidh të gjitha repartet në fazën e mbrojtjes dhe të sulmit, sidomos në sulm ku jemi shfaqur shumë të nxituar. Është e vërtetë që çdo pikë ka vlerë, në fund llogaritë bëhen me pikë.

Sigurisht që të duam prodhim, jo vetëm Egnatia, por të gjitha ekipet, na duhet infrastrukturë në kushte maksimale për lojë. Fundja është lojë futbolli dhe fjalën e parë e ka pasim kështu që në kushte të pa përshtatshme asgjë nuk e zbukuron lojën”, tha Tetova.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu