
Francesco Moriero pak ditë më parë mori drejtimin e Flamurtarit. 56-vjeçari është rikthyer kështu në Shqipëri dhe pa Laçit do të drejtojë kuqezinjtë.
Një aventurë e re në karrierën e tij, por shumë e vështirë. Moriero ka marrë përsipër përgjegjësinë për të ringritur dhe rikthyer te rezultatet pozitive skuadrën e Flamurtarit.
Madje në fjalimin e tij para ekipit dhe futbollistëve 56-vjeçari ka theksuar se i pëlqejnë sfidat dhe të gjithë bashkë do t’ia dalin të arrijnë objektivat e klubit.
“E kam pranuar me shumë dëshirë dhe kënaqësi ftesën e drejtuesve të klubit. Falënderoj presidentin për ofertën dhe për besimin që tregoi tek unë për të me rikthyer përsëri në Shqipëri.
Mua më pëlqejnë sfidat dhe kam ardhur këtu për të ndihmuar skuadrën për të kapërcyer këtë situatë të vështirë. Kam bindjen se së bashku do të bëjmë maksimumin tonë për t’i rikthyer këtij klubi dhe tifozëve buzëqeshjen. Jemi ende në fjalët e para dhe kemi kohë për rikuperuar. Unë e di që Flamurtari ka objektiva të mëdha. Të gjithë bashkë do të mund që t´ia dalim. Unë kërkoj nga ju që të më ndiqni dhe të bëjmë të gjithë bashkë maksimumin”, ka deklaruar italiani.