
Mladen Milinkovic
Mladen Milinkovic do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Tekniku serb do të zërë kështu vendin e Skënder Gegës, i cili dha dorëheqjen nga të kuqtë disa javë më parë.
Ndërkohë që prezantimi i 57-vjeçarit serb do të bëhet ditën e sotme. Në ambientet e stadiumin “Arena e Demave”, Milinkovic do të prezantohet para mediave, në orën 17:00.
Kujtojmë se për serbin ky është një rikthim në Superiore. Në të shkuarën, Milinkovic ka drejtuar ekipe si Luftëtari dhe Kukësi, ku më tepër la “shenjë” te gjirokastritët.
Poll