
Elbasani
Elbasani ka ditë që është “ankoruar” në Greqi, teksa po mbanë fazën përgatitore nnë prag të sezonit të ri. Ditën e sotme ata janë përballur me AEL.FC., ndërsa rezultati i këtij takimi u mbyll me shifrat 1-0 për ekipin helen.
Akomodimi i Elbasanit në tokën fqinje do të jetë deri në datën 8 gusht. Për trajnerin serb në “timonin” e elbasnasve Ivan Gvozdenovic, këto miqësore janë teste të rëndësishme për të krijuar një ide të qartë në lidhje me formën e lojtarëve edhe skemave taktike.
Në edicionin e fundit, verdheblut nuk ishin në gjendje të pozicionoheshin mes 4 vendeve të para, ndonëse shumë pranë, objektiv, i cili do mbetet aktivë për edicionin 2025-2026.
Poll